Rend dhe Ligj

Kavajë / Zbulohet lokali ku viheshin baste sportive. Arrestohet 37-vjeçari, procedohet një tjetër

Policia në Kavajë njofton se ka arrestuar një 37-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një tjetër person.  Mësohet se 37-vjeçari organizonte llotari të palejuara, ndërsa shtetasi tjetër ishte pronar i lokalit, ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen nr. 6 Kavajë, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi  L. D., 37 vjeç, banues në Kavajë, si dhe u procedua penalisht shtetasi K. C., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë