Ka ndodhur

Kavajë, plagoset me thikë 55-vjeçari pas një sherri me një të panjohur

Gazeta Si – Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Kavajë këtë të shtunë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

Sipas policisë, i lënduari është është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta me një person të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë për të bërë të mundur krehjen e zonës dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë