Ka ndodhur

Kavajë, dy vëllezër plagosin me armë zjarri një 43-vjeçar pas një konflikti

Një 43-vjeçar me iniciale E.D., është plagosur me armë zjarri në këmbë në Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë