Filma

Katie Holmes si shkrimtare, regjisore dhe aktore në një film: Jam krenare

Katie Holmes do e shohim si shkrimtare, regjisore dhe aktore në një film artistik të quajtur “Alone Together”.

Filmi, i cili u xhirua kur filloi shpërndarja e vaksinave të para për Covid-19, përqendrohet rreth dy të panjohurve që përfundojnë duke kaluar një javë së bashku në një shtëpi me qira në veri të Nju Jorkut pasi gabimisht pronarët e shtëpive kishin pranuar rezervimin e të dyve. Dy personazhet e nisin ‘bashkëjetesën’ si dy njerëz që urrehen por më pas fillojnë të ndjejnë për njëri-tjetrin.

Holmes thotë se ndjehet shumë krenare që arriti të bënte një film e gjitha vetë, në një kohë të shkurtër.

“Ndihem shumë e kënaqshëm. Është filmi im i dytë që kam drejtuar dhe ndihem sikur është hera e parë. Jam krenare që arrita të kem një film të gjithin të bërë nga unë, me ndihmën e personave që kanë qenë pranë meje”.

Aktori Jim Sturgess luan rolin kryesor dhe ka treguar se në fillim ishte i frikësuar.

“Isha kurioz dhe pak i frikësuar. Nuk do të gënjej. Nuk e kam menduar ndonjëherë se do jem pjesë e një filmi të bërë në një kohë të shkurtër.

 Më pas isha i lumtur që pranova. Është bukur që të kesh Holmes si regjisore dhe partnere në aktrim”, tha ai.

“Alone Together” del në disa kinema më 29 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë