Gazeta Si – Dy kinezë janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar një sasi prej 61 kilogramësh kanabis me përqindje të lartë THC-je (kanabis laboratorik).
Lënda narkotike ishte e ndarë në 4 valixhe. Policia thotë se shtetasit e huaj të identifikuar si Y.G., 37 vjeç dhe Ch.J., 48 vjeç, të cilët kishin udhëtuar nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara për të mbërritur më pas në Shqipëri.



Pala shqiptare u sinjalizua nga autoritetet e huaja dhe dy kinezët u ndaluan menjëherë sapo mbërritën në Rinas.
Droga ka një vlerë të konsiderueshme në tregun e lëndëve narkotike për shkak të përqendrimit të lartë të THC-së, ndërsa hetimet vijojnë për zbulimin e rrjetit të mundshëm të trafikut dhe lidhjet e dy të arrestuarve me grupet kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


