Bota

Katër të vdekur nga zjarri në një spital në Romë, evakuohen më shumë se 200 pacientë

Gazeta Si - Në Tivoli, një qytet pranë Romës, katër persona humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e vonë të së premtes në spital.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për dy persona, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiskimit nga tymi dhe një i tretë si pasojë e një ataku kardiak. Një person i katërt ka vdekur pak para se të shpërthejë zjarri.

Flakët janë shuar dhe spitali i mbushur me tym është evakuuar. Rreth 200 pacientë tashmë janë transferuar.

Viktimat janë 2 burra të moshës 76 dhe 86 vjeç dhe 2 gra të moshës 84 dhe 86 vjeç, të gjithë pacientë.

Nga informacionet që japin mediat italiane, mësohet se njëri prej viktimave ka ndërruar jetë për shkaqe që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por familjarët kërkojnë sqarim.

Flakët kanë përfshirë disa dhoma që strehonin klinikat në katin 2 dhe më pas kanë shkuar deri në urgjencë dhe në reanimacion.

Mbi 200 pacientë u evakuuan, mes tyre 7 fëmijë, disa të porsalindur dhe disa të shtruar në repartin Covid.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu në orën 22:30 të së premtes.

Zjarri në spitalin e Tivolit, ka nisur nga disa dhoma ku ndodheshin disa klinika. Dhomat janë në katin -2 të spitalit dhe prej andej flakët mbërritën kaluan në dhomën e urgjencës dhe në reanimacion.

Repartet e tjera nuk u prekën, por tymi shumë i dendur pushtoi të gjithë spitalin dhe për këtë arsye ishte i nevojshëm evakuimi i të gjithë strukturës.

Përveç tre viktimave që humbën jetën nga zjarri, mësohet se trupi i katërt i një personi tashmë të vdekur u hoq dhe u mbajt në morg.

Prokuroria e Tivoit ka hapur një dosje hetimore. Në trupat e viktimave është urdhëruar autopsi për të zbardhur shkaqet e vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë