Katër persona janë arrestuar nga policia me akuzën e ushtrimit të dhunës në ndeshjen derbi Tirana-Partizani (2-1) një ditë më parë. Bëhet fjalë për shtetasit A.P., S.P., S.P., dhe L.P.
Policia thotë se shtetasi A.P., 24 vjeç u arrestua për “Goditje për shkak të detyrës”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.
Ky person, pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka qenë pjesëmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 25 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim.
Policia ka shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë, si të dyshuar se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë ndeshjes, duke hedhur lëndë piroteknike dhe dëmtuar stolat, konkretisht: I. V.; D. I.; E. K.; H. T.; E. T.; E. L.; A. T.; M. M.; E. T.; A. M.; M. S.; R. Z.; G. A.; E. V., E. E. dhe K. Sh., të cilët pas marrjes së deklarimeve u lanë të lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



