Ka ndodhur

Katër të arrestuar në Lezhë për drogë dhe armë, mes tyre dy të mitur

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë Lezhë për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Lezhës arrestoi në flagrancë shtetasin Zef Donaj, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa tek stani i tij, në Lalm Lukaj, Lezhë. 

Policia arrestoi gjithashtu shtetasin Pashk Gjini, banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë, pasi në bahçen e tij iu gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Gjithashtu në pranga ka rënë F.N., 17 vjeç dhe L.N., 17 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë