Ka ndodhur

Katër muaj pa rroga, 30 punonjës të inceneratorit të Fierit në protestë

Gazeta Si – Rreth 20 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë protestuar këtë të hënë,  pasi kanë 4 muaj që nuk kanë marrë rrogat.

Punëtorët kanë bllokuar hyrjen e incineratorit dhe nuk lejojnë kalimin e automjeteve të rënda të mbushura me mbetje urbane.

“Kemi që në muajin janar e deri tani nuk kemi martë rrogat për vitin 2022 dhe nuk na japin asnjë lloj përgjigje, do i merrni sot, do i  merrni nesër dhe ne kemi ngelur si peshku pa ujë, – ankohen ata. – Nuk kemi administrator, po vijmë po bëjmë punën tonë rutinë, pa administrator. Kjo është protesta e dytë dhe nuk na jep njeri shpjegim. Ne u detyruam të bllokojmë hyrjen që të dëgjohemi se ka rënë në vesh të shurdhër”, thotë një punëtor.

Mësohet se mbetjet që ndodhen në automjetet e bllokuara, vinin nga Patosi, Roskoveci, Fieri e Lushnja.

Nga ana tjetër shoferët e kamionëve që kanë ngelur në pritje thonë se nëse nuk i lejojnë që të shkarkojnë mbeturinat do të ikin të ngarkuar.

Punëtorët janë më së shumti mirëmbajtës, roje nate, mekanikë dhe kërcënojnë se do të bllokojnë depozitimin e mbetjeve urbane dhe nuk do të lejojnë asnjë mjet të futet brenda territorit të inceneratorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë