Sociale

Katër humbje jete dhe 213 raste të reja në 24 orët e fundit

Katër viktima dhe 213 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur t’i mbijetojnë Covid-19, një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç.
Ndërkohë rastet e reja janë regjistruar këto qytete: Në Tiranë me 75 qytetarë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Patos, Himarë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë.
Ministria thotë se janë 3581 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 213
Të shëruar në 24 orë 391
Të shtruar në spitale 70
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2110

Testime totale 1,734,743
Raste pozitive 270,947
Raste të shëruara 263,909
Raste Aktive 3581
Humbje jete 3,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1063
Fier 553
Elbasan 397
Vlorë 373
Berat 258
Lezhë 250
Durrës 165
Kukës 160
Shkodër 132
Gjirokastër 127
Korçë 82
Dibër 21


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë