Pas një pauze disamujore, fundi i muajit mars do të sjellë ndeshjet e kombëtareve të futbollit. Nën masat e rrepta ndaj Covid-19, do të zhvillohen takimet kualifikuese për në Botërorin e 2022, apo dhe ndeshje miqësore. Në Evropë, më në fund fillojnë kualifikimet për Kupën e Botës 2022, pasi janë vonuar për disa muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në Amerikën e Jugut, CONMEBOL i anuloi takimet e kombëtareve për shkak të situatës COVID-19, ndërsa në kontinentet e tjera pritet të luhet rregullisht. Por, cilat katër gjërat kryesore që do të shohim në këto ndeshje?
1-Kthimi i Zlatan
Me Euro 2020 në horizont, Zlatan Ibrahimoviç-i kërkon vëmendje dhe minuta. Ndeshjen e fundit me Kombëtaren e kishte në 2016. Ibra, që me fanellën e Suedisë ka koleksionuar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, nuk e ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Euro 2016. Afrimet e para u shfaqën në vjeshtën e kaluar, kur suedezi 39-vjeçar pranoi një lloj nostalgjie për ekipin kombëtar, pas të cilit erdhi në nëntor një takim në Milano i përcaktuar si ‘i frytshëm’ me teknikun Janne Andersson, të cilit sulmuesi i Milanit nuk kishte kursyer disa kritika në të kaluarën. Skuadra e Janne Andersson-it do të ndeshet me Gjeorgjinë, Kosovën dhe Estoninë në tre ndeshjet e tyre kualifikuese në mars.
2-Rekordi që kërkon të thyejë Ronaldo
Gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit, ai u bë lojtari i parë evropian në histori që ka shënuar 100 gola me Kombëtaren. Tashmë portugezi ka 102 gola dhe është shtatë gola larg rekordit të Ali Daei-it me 109 gola, si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve. Portugalia luan me Azerbajxhanin, Serbinë dhe Luksemburgun.
3-Kualifikueset e AFCON
Marsi do të sjelli dy fazat e fundit për ndeshjet kualifikuese për në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021, që do të zhvillohet në 2022. Pritësve të Kamerunit, u janë bashkuar deri tani, Mali, Algjeria, Senegali dhe Tunizia, megjithëse ka ende shumë kombëtare për t’u kualifikuar.Egjipti, Maroku, Gana dhe Nigeria janë të pozita të favorshme kualifikimi, por rrezikojnë të eliminohen nëse rezultatet janë zhgënjyese. Ishujt Komore kërkojnë të kualifikohen për AFCON e tyre të parë.
4- Historia e Koresë së Jugut të Sonit
Heung-min Son-i është lojtari më i mirë i Koresë së Jugut, por ai mund të humbasë ndeshjet me Kombëtaren, për shkak dëmtimi. Jose Mourinho e ka këshilluar lojtarin për të mos shkuar. Son-i është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kores së Jugut, me 26 gola, një më pak se Lee Dong-gook-u që kryeson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




