Gareth Southgate vendosi t’i jepte fund aventurës tetëvjeçare në krye të Anglisë teksa 53-vjeçare u largua pasi dështoi në finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës, ashtu siç dështoi edhe në Euro 2020 përballë Italisë. Tashmë, “Tre Luanët” janë përqëndruar për të piketuar pasuesin e Southgate teksa mediat britanike zbulojnë edhe listën me pesë emrat kryesore për të marrë drejtimin e Anglisë.
I pari është trajneri aktual i Newcastle, Eddie Howe, e më pas Graham Potter që është i lirë pasi mbylli aventurën me Chelsean. Ndërkohë, në listë është edhe tekniku aktual i Anglisë U21, Lee Carsley, së bashku me Mauricio Pochetinon, i vetmi i huaj në këtë mes.
Megjithatë, argjentinasi ka punuar për një kohë të gjatë në Angli me Tottenhamin dhe njeh mirë mentalitetin e futbollistëve. Tashmë, mbetet për t’u parë se cilin prej kandidatëve do të plotësojë të gjithë kriteret e Federatës Angleze të Futbollit, teksa koha nuk premton pasi në prag është Nations League, por mbi të gjitha kualifikueset e Kupës së Botës./Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.