Politike

Kategoritë/ Në krizë për rekrutimet, rritet mosha e gradës së ushtarakëve

Kriza e rekrekutimeve në ushtria ka detyruar ministrinë e Mbrojtjes që të paraqesë ndryshime në ligjin e karrierës së ushtarakëve, kjo sa i përket gradave në ushtrinë shqiptare.Në propozimet e hedhura për konsultim publik parashikohet fillimisht rritja e moshës së pranimit për për t’u bërë pjesë si ushtarak aktiv nga 27 vjeç, sipas përcaktimit aktual në 30 vjeç.

Si dhe duke bërë një përjashtim te rekrutimi deri në moshën 32 vjeç edhe për personelin e Orkestrës Frymore dhe të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura. Ky përjashtim është bërë për shkak të specifikës që mbart ky profesion dhe problematikës së rekrutimit.

“Ky ndryshim kërkohet për plotësimin e nevojave që kanë Forcat e Armatosura për rekrutim ku shtesa prej 3 (tre) vjetësh do të bëjë të mundur rekrutimin edhe të kësaj moshe, me qëllim plotësimin e nevojave në fakt që ne kemi. Gjithashtu, personeli i rekrutuar pas moshës 27 vjeç do të bëhet me një plan konkret, ku ky personel deri në plotësim të moshës maksimale do të shërbejë në struktura ruajte dhe mbështetje. Si dhe shkon në unison me jetëgjatësinë e moshës maksimale të kërkuar më sipër me një vit për çdo gradë”, thuhet në relacionin e këtij projektligji.

Sakaq propozohet përcaktimi i dy gradave të reja, si Gjenerallejtënant dhe Admiral me afat kohor shërbimi 3 vjet.Është përcaktuar ndryshimi i moshës maksimale të qëndrimit në shërbimit aktiv për një pjesë të personelit nënoficer dhe oficer, më konkretisht për gradat: “ushtar i I/detar i I deri në “ushtar IV”/“detar IV”, me 3 vjet”; “nëntetar” dhe “tetar”, me 3 vjet”; “rreshter” deri “kapter”, me 1 vit”; “nëntoger”/“nënlejtënant” deri në “kapiten”/“kapitenlejtënant, me 3 vjet”; gradat “major”/“kapiten i rangut të tretë”, me 2 vjet”; “nënkolonel/kapiten i rangut të dytë”, me 1 vit”.

Nisma që mban firmën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi parashikon dhe rikthimin e ushtarakëve.

“Për nevoja të specialiteteve dhe plotësimin e funksioneve që ndikojnë në ruajtjen e operacionalitetit të Forcave të Armatosura, por jo më shumë se 3 vjet. Me të drejtë rinovimi. Në këtë përcaktim kërkojmë që, për nevoja të realizimit të misionit, Forcat e Armatosura të kenë mundësi për të kthyer në shërbimin aktiv personel ish-oficer, nënoficer dhe ushtarë aktivë, me qëllim arritjen e kapaciteteve operacionale, kur e kërkon misioni për specialitete të veçanta”, thuhet në relacion.

PROPOZIMET E REJA

a) Ushtar I Detar I 31 vjeç;

b) Ushtar II Detar II 32 vjeç;

c) Ushtar III Detar III 33 vjeç;

ç) Ushtar IV Detar IV 36 vjeç;

d) Nëntetar Nëntetar 40 vjeç;

dh) Tetar Tetar 48 vjeç;

e) Rreshter Rreshter 55 vjeç;

ë) Kapter Kapter 56 vjeç;

g) Nëntoger Nënlejtënant 36 vjeç;

gj) Toger Lejtënant 41 vjeç;

h) Kapiten Kapitenlejtënant 48 vjeç;

i) Major Kapiten/ Rangut III 57 vjeç;

j) Nënkolonel Kapiten/ Rangu II 58 vjeç;

SI ESHTE ME LIGJIN AKTUAL

Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv është:

Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Mosha në shërbim aktiv

a) Ushtar IDetar I 28 vjeç;

b) Ushtar II Detar II 29 vjeç;

c) Ushtar III Detar III 30 vjeç;

ç) Ushtar IV Detar IV 33 vjeç;d) Nëntetar Nëntetar 37 vjeç;

dh) Tetar Tetar 45 vjeç;

e) Rreshter Rreshter 54 vjeç;ë) Kapter Kapter 55 vjeç;

f) Kryekapter Kryekapter 57 vjeç;

g) Nëntoger Nënlejtnant 33 vjeç;

gj) Toger Lejtënant 38 vjeç;

h) Kapiten Kapiten lejtnant 45 vjeç;

i) Major Kapiten i rangut III 55 vjeç;

j) Nënkolonel Kapiten i rangut II 57 vjeç;

k) Kolonel Kapiten i rangut I 59 vjeç;

l) Gjeneral brigade Kundëradmiral 61 vjeç;

ll) Gjeneral major Nënadmiral 63 vjeç;

m) Gjeneral lejtnant Admiral 65 vjeç


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë