Nga Gazeta Si – Faza e dytë në Kategorinë Superiore starton me emocionet e Finales së “Final4” në edicionin e kaluar.
Egnatia dhe Vllaznia do të përballen, për të dytën herë pas sfidës që përcaktoi titullin e sezonit 2024-2025.
Këto dy skuadra janë përballur 23 herë në sezonet e fundit, dhe nga këto:
- Egnatia ka fituar 10 ndeshje
- Vllaznia ka fituar 5 herë
- 8 takime kanë përfunduar në barazim
Në përballjet e mëparshme, mesatarja e golave ka qenë 2.26 gola për ndeshje.
Aktualisht, Egnatia është në formë më të mirë në shtëpi, ndërsa Vllaznia po tregohet solide në transfertë.
Forma e Egnatias
-Ka marrë 11 pikë në 5 ndeshjet e fundit (mesatarisht 2.2 pikë për ndeshje).
-Ka shënuar 4 gola në këto ndeshje dhe ka pësuar vetëm 1 gol.
-Ka ruajtur 4 herë në 5 sfidat e fundit portën të paprekur.
-Nuk ka humbur në 8 ndeshjet e fundit, duke fituar 3 nga 5 të fundit.
-Në shtëpi, nuk humbet prej 4 ndeshjesh radhazi.
Megjithatë, ka dështuar të shënojë në 2 nga 5 takimet e fundit, çka mund ta shtyjë trajnerin Tetova të ndryshojë taktikën ose të aktivizojë një sulmues shtesë.
Vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit të Egnatias ka parë të dyja skuadrat që shënojnë.
Forma e Vllaznisë
-Ka marrë 12 pikë në 5 ndeshjet e fundit (mesatarisht 2.4 pikë për ndeshje).
-Ka fituar 4 ndeshje dhe ka humbur vetëm 1.
-Ka ruajtur 3 herë portën të paprekur, duke pësuar vetëm 2 gola në këtë periudhë.
-Në total këtë sezon, ka ruajtur portën e paprekur 4 herë.
Vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit të saj ka parë të dy skuadrat që shënojnë.
Kjo sfidë pritet të jetë taktike dhe e barabartë, pasi të dyja skuadrat kanë mbrojtje solide dhe kanë pësuar pak gola ndeshjet e fundit.
Në sfidat e tjera, Ardian Nuhiu do të debutojë në stolin e Tiranës ndaj Bylis (sot në orën 14:00).
Ndërsa 60’ pas mbarimit të kësaj sfide, Flamurtari kërkon fitoren e dytë rradhazi, këtë herë ndaj AF Elbasani-t.
Për konsolidimin e “Final4” Dinamo City pret Teutën në “Elbasan Arena”.
Raundi i parë i Fazës së dytë mbyllet me sfidën Vora-Partizani.
E katërta sfidë mes tyre, ku vendasit duan pikën e parë pas 3 humbjeve ndaj miqve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



