Futboll

Kategoria e parë – Skënderbeu për kthimin te fitoret

Nga Gazeta Si – Java kalendarike fillon me raundin e 10 në nivelin e dytë të futbollit në vend. Eshtë e para javë pas humbjes së parë që Skënderbeu pësoi këtë sezon. 

“Ujqërit e dëborës” i mbaruan “dhuratat” dhe Korabi duhet të shënojë nisjen e re të një serie që duhet të konfirmojë pretendimet si forca e madhe e Kategorisë së Parë për tu kthyer në Kategorinë Superiore.

Laci pret Lushnjën në të parën ndeshje të Naxhi Shensojit pas dy viteve në futbollin shqiptar.

5 pikë më pak se kreu dhe 2 më shumë se vendi i 3 i bëjnë vendasit, ekipin e dytë që do të vinte direkt mes më të mirëve nëse do të ruanin këtë klasifikim.

Zona e Playoff-it përfshin 4 skuadra në dy pikë. Pogradeci dhe Iliria me 15 pikë ndiqen nga Apolonia (13) dhe Burreli (12).

E pikërisht në këtë rend ato ndeshen sot në orën 14:00 – Apolonia udhëton drejt Pogradecit ndërsa Burreli zbret në Fushë Krujë.

Sfida interesante që mund të ndryshojnë konfigurimin aktual në klasifikim.

AF Luftëtari pret Besën në një 90 minutësh ku vendas dhe miq ndahen nga 2 pikë ndërsa verdhezinjtë duan fitoren e dytë rradhazi për parakalimin e vendasve (2 barazime rradhazi) në klasifikim.

Kukësi (5 pikë) dhe Kastrioti (7 pikë) mbyllin klasifikimin por një fitore e mundshme e veriorëve mund të shkaktojë rrokadën në vvenden e fundit mes tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë