Nga Gazeta Si- “Sulmi iranian është shkelje flagrante, ne rezervojmë të drejtën për përgjigje”
Katar ka reaguar ashpër ndaj sulmit iranian ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid, duke e cilësuar atë si “një shkelje flagrante të sovranitetit të vendit dhe të hapësirës së tij ajrore, si dhe një shkelje të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, theksoi se “Shteti i Katarit i rezervon vetes të drejtën për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt në mënyrë proporcionale me natyrën dhe përmasat e këtij agresioni të hapur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Ndërkohë, autoritetet e Katarit konfirmuan se sulmi iranian është kapur me sukses nga mbrojtja ajrore dhe nuk ka asnjë viktimë apo të plagosur. Lajmi është konfirmuar edhe nga CNN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.