Inkursioni tokësor i Izraelit në Gaza do të ketë “pasoja katastrofike” në stabilitetin e rajonit, ka paralajmëruar ministria e jashtme e Katarit.
Operacioni është pjesë e një politike të “ndëshkimit kolektiv dhe përpjekjeve për të zhvendosur me forcë popullin palestinez”, tha ministria.
Ky vend akuzoi Izraelin se ka kryer shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar duke i detyruar civilët të iknin në vendet fqinje.
“Shteti i Katarit shpreh shqetësimin e tij të thellë për inkursionin tokësor izraelit në Rripin e Gazës dhe e konsideron atë një zhvillim të rrezikshëm që do të ketë efekte shkatërruese të sigurisë dhe humanitare në Rrip, veçanërisht në sigurinë e civilëve dhe pengjeve”, thuhet në një deklaratë.
Katari “gjithashtu paralajmëron për pasojat katastrofike në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.
Ministria e Jashtme tha se inkursioni përbënte një “shkelje flagrante” të rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



