Ekonomi

Katari gati të lërë OPEC

Katar është shprehur se ka në plan të lërë Organizatën e vendeve eksportuese të Naftës, një vendim surprizë për një anëtar që për shumë gjatë ka luajtur një rol kyç brenda kartelit, por kohët e fundit u ndesh me udhëheqësin de facto, Arabinë Saudite.

Katari është një prodhues i vogël i naftës, por në dekadat e fundit është kthyer në një gjigand të gazit natyral. Të hënën, përpara një takimi të OPEC të planifikuar më vonë këtë javë, Katari është shprehur se do të lërë grupin për tu përqëndruar në prodhimin e gazit. Lëvizja vjen si pasojë e përpjekjeve të forta të kartelit për të ulur çmimin e naftës, dhe prej presionit të SHBA-ve për ti mabjtur ato të ulura.

Ministri i Energjisë së Katarit Saad al-Kaabi tha në një konferencë se vendi do të tërhiqet nga organizata në janar 2019, shkroi kompania shtetërore Qatar Petroleum në llogarinë e saj në Twitter. Një zyrtar i OPEC në Vienë konfirmoi se ishte në dijeni të vendimit.

Lëvizja “reflekton dëshirën e Katarit për të fokusuar përpjekjet e tij në plane për të zhvilluar dhe rritur prodhimin e gazit të tij natyral nga 77 mln ton në vit në 110 mln ton në vitet që do të vijnë,” ka cituar ai.

Tërheqja e Katarit do të thotë që OPEC do të humbasë një ndërhyrje kyçe diplomatike. Megjithëse historikisht është lidhur me një grup monarkëshsh të Gjirit të udhëhequr nga Sauditë që kërkonin çmime të moderuara të naftës, Emiratet gjithashtu kanë punuar për të ndrequr gardhet mes fraksioneve dhe linjave të ashpra si Irani dhe Venezuela.

Katari bëri një përpjekje për të ngrirë prodhimin e naftës në prill 2016 në një samit të Dohas. Ajo përpjekje dështoi kur Princi saudit Mohammed bin Salman urdhëroi delegacionin e mbretërisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e prodhimit.

Ky kthim e la Katarin të frustruar me atë që doli të ishte ndërhyrja gjithnjë në rritje e sundimtarit Saudit në OPEC, tha një zyrtar i Katarit më pas.
Tërheqja vjen pasi Doha është përballur me një bllokadë ekonomike nga Udhëheqësi i OPEC-ut dhe fqinji i Arabisë Saudite lidhur me akuzat se financon terrorizmin, të cilin e ka mohuar. Sipas Reuters, Z. Kaabi tha se tërheqja nuk ishte lidhur me shtrëngimet e Saudit.

Qatar ka qenë i palumtur për atë që ai e percepton si ndërhyrje të princ Salman në punët e OPEC, ka thënë një zyrtar i Katarit më parë. Ai gjithashtu sheh pak dobi nga prerja e prodhimit kur çmimet janë të ulëta, tha gjithashtu më parë zyrtari .

Katari është një prej prodhuesve më të vegjël të OPEC, me një prodhim rreth 600,000 fuçi në ditë, me impakt të kufizuar në tregut të grupit. Por ndërsa pjesëtarët si Indonezia e kanë lënë grupin në të kaluarën, Emiratet janë një prej pjesëtarëve më të vjetër të grupit, që i janë bashkuar OPEC në 1961, një vit pas krijimit të tij.
Por tërheqja e Katarit pas 57 vjetësh vjen gjithashtu pasi organizata po përballet me vështirësi të rëndësishme. Presidenti Trump ka kritikuar grupin për rritjen e çmimeve dhe ka kërcënuar se do të mbështesë legjislacionin antitrust ndaj OPEC. Një institut shkencor saudit gjithashtu kohët e fundit ka parashikuar të ardhmen e grupit nëse Arabia Saudite do të tërhiqet nga grupi dhe Irani ka kritikuar vendimin e OPEC për të zëvendësuar naftën e saj përpara se të kthehen sanksionet e SHBA.

“Kjo është një lëvizje politike që na shërben edhe ekonomikisht”, tha një zyrtar i Katarit. “Ne nuk kemi nevojë për OPEC, Rijad ose Rusi për të na treguar se çfarë duhet të ndodhë apo jo në treg.” Ai tha se afati i njoftimit të Katarit përpara takimit të ardhshëm të OPEC-ut dërgon një sinjal të qartë se vendi nuk ka më nevojë për kartelë. Zyrtari vuri në dukje se Katari ka kapacitet për të prodhuar 800,000 fuçi naftë në ditë, por ai tha se Katari po e fokuson të ardhmen e tij në gaz natyror.
Çmimet e naftës të hënën u rritën 4.2% në 61.94 dollarë për fuçi. Fundjavën që sapo kaloi Rusia dhe Arabia Saudite ranë dakord të zgjerojnë përpjekjet e OPEC. Rimëkëmbja ndjek rënien dhe Brent më të madhe mujore për çmimet e naftës që nga tetori 2008, për naftën bruto amerikane çdo rënie 22% muajin e kaluar.
Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë