Blerje e rëndësishme nga Como, jo në merkato, por për sa i përket të drejtave televizive. Klubi lombard ka siguruar të drejtat televizive të ndeshjeve kualifikuese të skuadrave amerikano jugore për botërorin e ardhshëm të 2022-shit që do të zhvillohet në Katar. Televizioni i klubit lombard, aktualisht në Serinë C, ka blerë ekskluzivisht për Italinë të drejtat e CONMEBOL World Cup 2022 Qualifying Tournament. Como Tv, e krijuar në fillimin e 2020-ës, është platforma zyrtare e klubit historik të Como 1907. Ndeshjet do të mund të shihen falas në kanalin e klubit.

“Como Tv është e lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje për një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare. Futbollistët amerikano jugor e bëjnë futbollin italian një nga më të rëndësishmit në nivel botëror”.
“Me blerjen e këtyre të drejtave mund të ofrojmë një përmbajtje me nivel të lartë teknik për të gjithë të pasionuarit e futbollit dhe të tërheqim vëmendjen drejt klubit tonë”, ka thënë Michael Gandler, CEO i Como 1907.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




