Futboll

Katar 2022, Kilian Mbape refuzon ftesën për të marrë pjesë në shortin e Botërorit

Gazeta Si – Në Katar hidhet nesër shorti i Botërorit 2022, që starton në muajin nëntor. Sipas “L’Equipe”, organizatorët kishin ftuar në këtë eveniment yllin e Francës, Kilian Mbape, i cili do të ishte edhe ylli i mbrëmjes në Doha, por sulmuesi ka refuzuar.

Kilian Mbape, sulmuesi i Francës dhe PSG-së. Gazeta Si, 31 mars 2022

Mbape ishte protagonist me kombëtaren e tij në Rusi 2018, ndërsa tani është ndër lojtarët më të mirë të PSG-së, që ka pronarë nga Katari. Pas kontakteve nga Doha me Federatën Franceze të Futbollit dhe PSG-në, ka qenë vetë futbollisti që i ka thënë “Jo” ftesës për të qenë i pranishëm në short. Me siguri sheikëve nuk u ka pëlqyer kjo gjë, por tani duhet të gjejnë një tjetër emër të njohur.

Kilian Mbape ndërkohë është edhe në qendër të merkatos, ku kalimi i tij te Real Madrid duket gjithmonë e më afër, por asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë moment, as qëndrimi te PSG.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë