Gazeta Si – Sipas trurit kompjuterik, këtë herë Kristiano Ronaldo do të shkojë aty ku nuk ka shkuar më parë, por jo aq sa Lionel Mesi. Në finalen e Katar 2022, sipas llogarive kompjuterike, do të triumfojë Mesi.
Sfida “e përjetshme” mes Mesit dhe Kristiano Ronaldos mund të ketë një epilog të denjë në Katar. ‘Sun’ shkruan se një studim i “BCA Research” në prag të Botërorit ka parashikuar një finale, që do të mbyllte sagën mes dy lojtarëve që kanë shkruar historinë e shekullit XXI.

Natyrisht, vetëm njëri do të ngjitet në Olimpin e futbollit. Dhe sipas kalkulimeve të algoritmit, do jetë Mesi që do të udhëheqë Argjentinën drejt titullit të tretë kampion bote, duke mundur në finale CR7 më 18 dhjetor.
Kalkulimet janë bërë në bazë të disa parametrave, mes të cilëve forma e lojtarëve, statistikat e tyre dhe një kampion të të gjitha ndeshjeve të 4 edicioneve të fundit, të bashkuara me rendimentin e muajve të fundit.
Në këtë sens, “Scaloneta” vjen pas një kohe të gjatë pathyeshmërie. Argjentina ka numra që në letër e bëjnë superiore. Edhe Mesi duket në një formë shumë të mirë para Botërorit të tij të fundit.
Anglezët janë interesuar edhe për skuadrën e tyre, që sipas kalkulimeve rrezikon sërish të eliminohet me penallti. Sipas superkompjuterit, Anglia mund të paraqitet mirë si në Rusi, por edhe këtë herë mund të ndalet në gjysmëfinale nga Portugalia e Kristiano Ronaldos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




