Futboll

Kasemiro çmend Mançester Junajtid, Reali kërkon 70 mln euro

Gazeta Si – Mançester Junajtid është gati të bëjë çmenduri për brazilianin Kasemiro, mesfushorin e Real Madrid. Dhe madrilenët duket se nuk ia kanë mbyllur derën klubit anglez, duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar 30vjeçar.

Reali është gati të hyjë në bisedime me Mançesterin mbi bazën e 70 milionë eurove. Anglezët po e ndjekin me përparësi këtë pistë, sepse duhan të stabilizojnë mesfushën para se të mbyllet merkatoja verore.

Kasemiro feston me medaljen e Championsit në qafë. Gazeta Si, 18 gusht 2022

Pas një fillimi mjaft negativ të sezonit, skuadra nga ‘Old Trafford’ nuk heq dorë nga përforcimi i grupit për sezonin 2022-2023.

Shtypi britanik bën me dije se Mançesteri ofron për momentin 60 milionë euro për Realin. Për mesfushorin paga do të ishte shumë më e lartë dhe ky fakt mund ta bindë brazilianin firmosë një kontratë të fundit të rëndësishme për karrierën e tij.

Kasemiro ka fituar gjithçka me madrilenët dhe mund të pranojë të ndërrojë kampionat. Drejtuesit e klubit spanjoll janë të ndërgjegjshëm se Mançesteri e ka seriozisht, edhe pse nuk kanë marrë ende ofertën zyrtare.

Në të njëjtën kohë, duke parë moshën e lojtarit dhe rrethanat, Reali mund t’ia hapte derën shitjes së Kasemiro për 70 milionë euro. Me emisarët e Mançester Junajtid në Madrid, pritet të ketë zhvillime konkrete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë