Gazeta Si – Një banderolë e fortë proteste dhe sulmi direkt u shfaq mbrëmjen e sotme në stadiumin “Allianz Arena”. Një sulm direkt ndaj PSG-së dhe Katarit nga ana e tifozëve të Bajernit të Mynihut.
Bëhet fjalë për një karikaturë më saktë, ku shfaqet Uli Hënes, një nga legjendat e klubit bavarez dhe ish-drejtuesi i lartë i tij, në versionin e një kasapi. Ai pret me një hanxhar një krah me stemën e PSG-së dhe sponsorit ‘Qatar Airways’.

“Kasapi ynë e preu dorën e zgjatur të Katarit”, – është fjalia që shoqëron këtë karikaturë. Një mesazh i qartë nga tifozët gjermanë për të qëndruar larg Bajernit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




