Politike

KAS rrëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë”, lë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë

Nga Gazeta Si – Vangjel Tavo është kryetari i bashkisë së Himarës. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ankimin e opozitës për zgjedhjet e 4 Gushtit, duke dalë në përfundimin se rezultati i zgjedhjeve në Himarë do lihet në fuqi.

Zgjedhjet në Himarë u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Gjetjet nga administrata e KQZ pas verifikimit te materialeve zgjedhore janë:

169 qytetarë janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të skaduara. Nga këto raste janë gjetur-

23 në librin e protokollit – mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve

Rreth 100 zgjedhës vështirësi për t’u identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit)

Nuk janë evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë