Politike

Kartat ID të skaduara, OMONIA akuzon Ramën: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Gazeta Si – Organizata OMONIA e degës HImarë, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos lejuar qytetarët që u kanë skaduar karta e identitetit që të mos votojnë.

Me anë të një deklaratë për mediat, OMONIA thekson se kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive.

Për këtë, OMONIA bën përgjegjëse qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se ka anashkaluar aktet përkatëse ligjore si në precedentët e kaluar.

Deklaratë për shtyp Omonia Dega Himarë

Qe me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himare, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumenteve të identifikimit të skaduara. Sipas OMONIA-s kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të PS, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive.

Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatëse ligjore që do te garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave te identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh.

Në total, nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë