Pas konfirmimit të transferimit të Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool, është koha të shohim statistikat e krijuara prej tij deri tani:
1 – Wirtz shënoi një tregolësh në fitoren që siguroi matematikisht titullin ndaj Werder Bremen në Prillin e 2024.
3 – Për të parën herë në karrierën e tij, Wirtz dha tre asist në një ndeshje, në raundin e 15 të sezonin 2024/25 ndaj Freiburg.
4 – Në sezonin 2024/25, asnjë lojtar nuk e goditi shtyllën apo traversën më shumë se Wirtz.
6 – Numri i çmimeve si Lojtari i Muajit në Bundesliga të fituar nga Wirtz. I fundit në Janar 2025.
7 – Numri i golave që Wirtz shënoi në 31 ndeshjet e para me fanellën e Gjermanisë.
7 – Numri i sekondave që ju deshën talentit gjerman për golin e parë si panzer në fitoren 2-0 ndaj Francës.
8 – VfB Stuttgart ishte kundërshtari i preferuar për Wirtz. Ai shënoi 4 gola dhe shërbeu për 4 të tjerë ndaj tyre në 7 ndeshje zyrtare.
10 – Numri i fanellës së Wirtz dhe totali i golave për Leverkusen në Bundesliga 2024/25.
11 – Me 11 gola dhe 11 asists në 2023/24, Wirtz arriti shifrat dyfishe për të parën herë në karrierë.
12 – Wirtz përmirësoi numrin e asistëve në sezonin 2024/25, në ndjekje të rivalit Bayern Munich, Michael Olise.
17 – Në moshën 17 vjeç e 15 ditë, Wirtz debutoi në Bundesliga ndaj Bremen në vitin 2020.

22 – Wirtz barazoi numrin e 22 golave dhe asistëve në sezonin e titullit, një ndeshje pëpara fundit të 2024/25. Vetëm 4 rivalë në Bundesliga bënë më mirë se ai gjatë sezonit.
35 – Wirtz shënoi 35 gola në Bundesliga, i fundit në barazimin 2-2 në Freiburg në javën e 32 të sezonit 2024/25.
50 – Wirtz plotësoi 50 ndeshje në Bundesliga ndaj Hoffenheim në vitin 2021, duke u bërë lojtari më i ri që e realizonte diçka të tillë në moshën 18 vjec 7 muaj e 12 ditë. Rekord i thyer më pas nga Youssoufa Moukoko (Borussia Dortmund).
65 – Pasime për gjuajtje në sezonin 2024/25, më pak se vetëm Alejandro Grimaldo për shancet e krijuara te Leverkusen.
78 – Numri i raste të krijuara në Bundesliga 2024/25.
100 – Wirtz luajti ndeshjen e 100 në Bundesliga në Shkurtin e 2024 kur Leverkusen mundi Mainz 2-1 në rrugën drejt sezonit pa humbje në Bundesliga.
108 – Wirtz tentoi më shumë driblime se çdo lojtar tjetër në sezonin 2024/25 dhe 56 % e tyre u realizuan.
140 – Ndeshjet e Wirtz në Bundesliga për Leverkusen.
143 – Herë u përfshi Wirtz në gjuajtje gjatë 2024/25. Vetëm 3 lojtarë bënë më mirë se ai.
383 – Totali i dueleve të fituar në 2024/25, i dyti në kampionat pas Ibrahima Sissoko (Bochum).
865 – Totali i sprinteve në 2024/25, te Leverkusen më mirë bëri vetëm Jeremie Frimpong.
10.289 – Minutat që Wirtz luajti në Bundesliga, përpara se të transferohej te Liverpool.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.