Karlos Sainz tregohet realist për të ardhmen. Ai thotë se sezoni i ri mund të sjellë ndryshime, edhe pse nuk e di se në çfarë drejtimi. “Nuk e di, nëse 2022-a do të jetë viti i duhur për të parë një Ferrari në krye të Formulës 1, por me siguri është mundësia e parë për ta provuar”, – ka theksuar piloti spanjoll në një intervistë për “Motorsport”.
Sainz pohon se progresi i Ferrarit është i madh dhe e ardhmja do të jetë pozitive: “Kam bindjen se te Ferrari kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë viteve të fundit, me objektivin për të ndërtuar një skuadër fituese. Nuk ka rëndësi që të gjithë të jemi njësoj në anën ekonomike, përkundrazi, më pëlqen konkurrenca, që besoj se do të bëjë më të mirë Formulën 1. Shpresoj t’ia dalim, por do të jetë një luftë shumë e fortë, një konkurrencë e madhe”.
Spanjolli e konsideron nder dhe përgjegjësi të jetë pilot i Ferrarit. Ai ka zbuluar gjatë interevistës edhe momentin e veçantë kur firmosi për skuderinë e njohur italiane: “Ishte periudhë Covid-i dhe qëndronim shumë në shtëpi, me tratativat që i bënim në zoom. Një mëngjes erdhi babai me një letër në dorë dhe më tha të firmosja, sepse ishte kontrata me Ferrarin. Ishte ora 8 e mëngjesit dhe firmos me pizhame. Ishte një ditë shumë e bukur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




