Lojëra me Dore

Karlos Alkaraz fiton trofeun e parë në bar dhe rikthehet numri 1 në botë

Gazeta Si – Karlos Alkaraz ka dominuar finalen e turneut ATP 500 të Queen’s në barin londinez. Tenisti spanjoll, kokë serie numër 1 në këtë turne, mundi australianin Aleks de Minaur në dy sete, me rezultatin 6-4, 6-4, pas 1 orë e 36 minutash lojë.

Alkaraz gjate ndeshjes. Gazeta Si, 25 qershor 2023

Për Alkaraz ky është turneu i 11-të i fituar në karrierë dhe i pari në fushat me bar. Prej së hënës ai do të rikthehet numri 1 në botë në klasifikimin Atp, kështu që do të jetë kokë serie numër 1 edhe në turneun e Uimbëlldonit, Slam-i 3-të sezonal.

“Ky titull do të thotë shumë për mua, është hera e parë që luaj këtu dhe tani e di se cili është niveli im në bar. Është diçka speciale të fitosh”, – ka thënë Alkaraz pas fitores në Queen’s. “Të kthehem në vend të parë para Uimbëlldonit më motivon më shumë, por nuk ndryshon shumë gjëra”, – shtoi më tej spanjolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë