Lojëra me Dore

Karlos Alkaraz fiton betejën finale të Uimbëlldonit, shuan ëndrrat e Gjokoviç

Gazeta Si – Tenisti spanjoll ruan pozicionin e numrit 1 në botë. Ai e nisi keq finalen e Uimbëlldonit, më pas rikuperoi dhe në fund arriti të mposhtë pas 5 setesh betejë spaicialistin serb, që braktis kështu ëndrrën e Grande Slam-it.

“Jo në kopshtin tim”, – duhet të ketë menduar Roxher Federer. ‘Jo rekordin tim!” – duhet të jetë lutur Margaret Court, “Jo Grande Slam-in tim!” – ka thënë me vete Rod Laver. Dhe në fund rekordi i 8 Uimbëlldonëve të Federer ka shpëtuar, ashtu si rekordi i 24 Slam-ve të lojtares australiane dhe ‘Rocket Man’ mbetet i vetmi në histori, për momentin, që ka fituar 4 turnetë Major në të njëjtin sezon.

Uimbëlldoni sheh të festojë mbretin e ri spanjoll, Karlos Alkaraz, që ka ndalur vrapin e Novak Gjokoviç, duke e mundur 1-6, 6-3, 6-1, 3-6, 6-4. Në moshën 20-vjeçare, 16 vjet më i ri se Gjokovciç, ai është lojtari i 3-të më i ri që triumfon në fushat me bar të Church Road, pas Beker dhe Borg. Karlos ruan kështu fronin e numrit 1 në botë dhe e zgjat mbretërimin e tij në 29 javë.

Ishte një finale që zgjati gati 5 orë dhe dhuroi spektakël, tenis të nivelit të lartë, duke kënaqur të pranishmit, mes tyre edhe shumë personazhe VIP.

Gjokoviç e nisi shumë mirë, Alkaraz ia doli të fitonte me ‘tie-break’ setin e dytë dhe më pas të kalonte në avantazh 2-1. ‘Nole’ e mori veten në setin e 4-t, por në setin vendimtar spanjolli ishte i papërmbajtshëm dhe fitoi turneun e 2-të Slam në karrierë, të parin në Uimbëlldon.

Alkaraz ka fituar 3-2 dhe ka mbajtur kështi vendin e parë në renditjen Atp. Ky është suksesi i dytë Slam pas US Open 2022. Është dorëzuar pas një finaleje të madhe Novak Gjokoviç, që dështon në turneun anglez pas më shumë se 10 vitesh pa humbje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë