Gazeta Si – Fitimi i ‘Topit të Artë’ i dhuron sulmuesit Karim Benzema rinovimin e kontratës me Real Madrid. Sipas asaj që bën me dije ‘As’, duke cituar burime pranë klubit madrilen, në bazë të një rregulli të pashkruar, fituesi i ‘Topit të Artë’ ka siguruar automatikisht rinovimin e kontratës edhe për një sezon.
Benzema, i cili mbush 36 vjeç në dhjetor, ka arritur një marrëveshje me presidentin Florentino Perez për ta rinovuar kontratën, që i skadon në 2024-ën.

Gjithmonë sipas ‘As’, viti i ardhshëm do të jetë gjithsesi i fundit për sulmuesin francez në Madrid, duke qenë se në 2024-ën do të transferohet në kryeqytetin spanjoll talenti brazilian Endrik.
Pavarësisht moshës, Benzema, me shiritin e kapitenit në krah, po e udhëheq Realin drejt sukseseve të radhës. Skuadra e Ançelotit është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve, ku Reali është gjithmonë i frikshëm. Sërish përballë do të ketë Mançester Sitin e Guardiolës, ashtu si vitin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




