Gazeta Si – Karim Benzema fiton ‘Topin e Artë’ të edicionit 2022. Sipas të gjitha parashikimeve, bomberi i Real Madridit ka fituar konkurrencën me rivalët, duke marrë trofeun më të çmuar individual nga duart Zinedin Zidan.
Një arritje e madhe për sulmuesin francez me origjinë algjerine, i cili u paraqit në ceremoni i veshur me stilin e reperit Tupac. ‘Mbreti Karim’, siç e thërrasin tashmë të gjithë, i ka dhënë fund ‘diktarurës’ së Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.
See you next year 👋#ballondor pic.twitter.com/Na5cKZAG8C
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022
Benzema ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, duke pasur rol protagonisti te Franca dhe ka kontribuuar në mënyrë vendimtare në fitimin e Ligës së Kampionëve nga Reali. Sulmuesi 34-vjeçar është lojtari më “i vjetër” që fiton ‘Topin e Artë’, pas Stenli Methjues që e fitoi në moshën 41 vjeç.
‘E ëndërroja që fëmijë’, – u shpreh Benzema pasi mori në duar trofeun prestigjioz. Këtë herë vlerësimi është bërë në bazë të aritjeve dhe paraqitjes gjatë sezonit sportive dhe jo vitit kalendarik.
Renditja e 10-shes më të mirë
Karim Benzema (Real Madrid)
Sadio Mane (Liverpul/Bajern Mynih)
Kevin De Bryjne (Mancester Siti)
Robert Levandovski (Bajern/Barcelona)
Mohamed Salah (Liverpul)
Kilian Mbape (PSG)
Tibo Kurtua (Real Madrid)
Vinicius Jr. (Real Madrid)
Luka Modric (Real)
Erling Haland (Dortmund/Mancester Siti)
Surprizë ishte vendi i 5-të për Mohamed Salah, i cili në fakt pritej në pod. Pas Benzema dolën Sadio Mane dhe Kevin De Bryjne.
Robert Levandovski ka fituar trofeun e shënuesit më të mirë, që i dedikohet legjendës gjermane, Gerd Myler. Portieri Tibo Kurtua fitoi çmimin ‘Lev Jashin’ si protieri më i mirë, kurse Mançester Siti u shpall ekipi më i mirë.
Spanjollja Aleksia Putelas fitoi ‘Topin e Artë’ te femrat, duke u shpallur lojtarja më e mirë e 2022-shit. Ajo ka bërë bis, pasi e fitoi këtë trofe edhe vitin e kaluar.
BACK TO BACK WINNER!
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022
ALEXIA PUTELLAS IS THE 2022 WOMEN’S BALLON D’OR! @alexiaputellas@FCBfemeni#ballondor pic.twitter.com/dt483n5ioi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




