City-Real Madrid, rikthimi i 1/8 të finaleve të Champions League, do të luhet rregullisht në Manchester pavarësisht se Mbretëria e Bashkuara ka vendosur të vendosë një periudhë karantine për cilindo që mbërrin nga Spanja, duke parë rritjen e madhe të rasteve në gadishullin iberik. Ministri i Kulturës britanike, në fakt, ka vendosur që manifestimet sportive të përjashtohen nga ky vendim.
Një përjashtim që i lejon Mbretërisë së Bashkuar të mund të mirëpresë, përtej Champions, evente si GP i Britanisë së Madhe e një seri ndeshjesh ndërkombëtare të kriket. Falë këtij vendimi, Real Madrid mund të mbërrijë qetësisht në Manchester pa patur rrezikun ti duhet të kalojë dy javë në izolim.
Përballjet e mbetura në 1/8 e turneut Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Bayern Mynih-Chelsea dhe Manchester City- Real Madrid, të luhen më 7 dhe 8 gusht. Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhet ‘Final Eight’ në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




