Futboll

Karantina e pafundme e Wuhan Zall

“Nuk është e lehtë për ne. Na mungojnë familjet dhe shtëpitë tona dhe ne jemi gjithmonë në kontakt me ta, të cilët po kalojnë vështirësi të mëdha, por kemi shumë këmbëngulje për t’u përballur me këtë situatë dhe të kthehemi në normalitet. Jam i sigurtë se do ta mposhtim këtë sëmundje, këtë epidemi dhe do ta realizojmë sa më shpejt ëndrrën për të luajtur përsëri në Wuhan”. Kjo është deklarata e Yao Hao Lin, kapiteni i ekipit të futbollit Wuhan Zall, në Madrid në fund të shkurtit. Historia e jashtëzakonshme e skuadrës që la qytetin tashmë të famshëm kinez më 2 janar, dhe që nuk e dinë se kur do të jenë në gjendje të përqafojnë familjarët.

Klubi u largua nga Wuhan në fillim të janarit në kërkim të një klime më të butë për të zhvilluar fazën përgatitore, fillimisht në jug të Kinës dhe më pas në Malaga, ku ishin programuar edhe disa takime miqësore me skuadrat evropiane. Pas fazës së parë përgatitore në Guangzhou, pikërisht kur ekipi ishte gati të kthehej në Wuhan për një javë pushim, për të festuar Festivalin e Pranverës, autoritetet kinez urdhëruan mbylljen e qytetit: askush nuk largohet, askush nuk hyn. Lojtarët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç që të vazhdojnë programin, padyshim pas një kontrolli mjekësor që i diagnostikoi të gjithë negativë. Pavarësisht kësaj, në Malaga skuadrat që kishin planifikuar të luanin miqësore me Wuhan Zall, njëri pas tjetrit, refuzuan të përballeshin. Një fazë stërvitore e përjetshme dhe mizore. Disa prej tyre kanë fëmijët në Wuhan, të cilët nuk i kanë parë prej dy muajsh, shumë kanë të afërm të infektuar nga virusi, një ka humbur gjyshen e tij, një tjetër informohet për një të afërm të shëruar.

Një muaj më vonë, në Madrid, të ftuar nga Federata Spanjolle, ata marrin një dhuratë prej 5 milion litrash dezinfektues dhe bileta  për të ndjekur El Classico. Një histori e denjë për tu bërë film.

https://streamable.com/3d2n8

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë