Futboll

Karabak kërkon një sulmues, hedh sytë nga Balaj

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar sot në mediat azere. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj. Sipas raportimeve të fundit, për sulmuesin 29-vjeçar i cili është pjesë e Strum Grac në Austri, ka shfaqur interes klubi i Karabakut, ku në të kaluar është aktivizuar edhe Ansi Agolli.
Balaj ka edhe 1 vitë kontratë me klubin aktual, ndërkohë bëhet me dije se sulmuesi shkodran është duke shqyrtuar me mjaft interes ofertën e mbërritur nga Karabak. Pritet që palët të negociojnë. Ekziston mundësia që sezonin e ardhshëm, Balaj të vesh fanellën e ekipit Azerbajxhanas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë