Ka ndodhur

Kapsolla e tymuese drejt kordonit të policisë, lëndohen tre efektivë në protestën e PD

Nga Gazeta ‘Si’- Afro 100 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, opozita protestoi në Tiranë, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar qeveri teknike.

Në momentin kur në podium u ngjit kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, disa nga protestuesit kanë hedhur në drejtim të kordonit të policisë së vendosur para Kryeministrisë kapsolla dhe tymuese.

Si pasojë e shpërthimit të kapsollave kanë mbetur të lënduar tre efektivë. Sipas burimeve, mësohet se një punonjëse e policisë ka marrë dëmtime në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë