Ka ndodhur

Kapshticë / Po trafikonin 8 emigrantë egjiptianë dhe algjerianë drejt vendeve të BE, arrestohen 2 sirianë

Policia Kufitare ka goditur një rast të organizimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore nga Greqia në Shqipëri, të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, me destinacion vendet e BE-së.

Të arrestuarit janë 2 shtetas sirianë; Tarek Abid Eshaq dhe Barud Hajali Ali.

Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së. U kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar 8  egjiptianë dhe algjerianë (4 prej tyre të mitur).

Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se të dyshuarit e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë