Ka ndodhur

Kapshticë, arrestohen dy afrikanë dhe një francez me pasaporta false

Gazeta Si – Dy shtetas afrikanë janë arrestuar nga Policia Kufitare e Kapshticës, pasi kanë tentuar të kalonin kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu u bë prangosja i një shtetasi francez , i cili i kishte pajisur këta dy shtetas, me dokumente false, kundrejt shpërblimit.

Policia thotë se ranë në pranga M.M., 41 vjeç, K.P., 32 vjeç, të dy banues në Comoros, Afrikë dhe T.M., 59 vjeç, banues në Paris, Francë. 

Po ashtu janë sekuestruar dy pasaportat që do të mundësonin kalimin e afrikanëve drejt vendeve të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë