Gazeta Si - Një 50-vjeçar turk është proceduar penalisht, pasi në Pikën Kufitare të Kapshticës, në dalje, nuk deklaroi një sasi të konsiderueshme kartëmonedhash, që kapnin shumën rreth 30 mijë euro.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27.915 euro dhe 2.935 dollarë.
Dyshohet se paratë, ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.