Ka ndodhur

Kapshticë, 40-vjeçari tenton të ikë nga Shqipëria me rreth 22 mijë euro të padeklaruara

Gazeta Si – Një shumë parash janë sekuestruar në doganën e Kapshticës, pasi nuk ishin deklaruar nga personi që i kishte në posedim.

Policia tha se 40-vjeçari me iniciale F.D., banues në Selanik të Greqisë, po largohej nga Shqipëria dhe automjeti i tij tip “Opel” kaloi në kontroll të imtësishëm në doganë.

Në çantën e dorës, 40-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 21.900 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet në ligj.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 40-vjeçarin F.D. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë