Ka ndodhur

Kapshticë, 20 euro ryshfet policit për të kaluar kontrollin në kufi

Gazeta Si - Dy persona janë vënë nën hetim pasi tentuan që të korruptojnë punonjësit e policisë në pikën kufitare të Kapshticës.

Policia bën me dije se shtetasi I.C., 46 vjeç, banues në Paskuqan, ka tentuar t’i japë policit 20 euro pasi kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, shtetasi tjetër L. F., 35 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Maliq është proceduar penalisht pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar në pasaportën e tij, 5 vula të dyshuara të falsifikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë