Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ngriti shqetësimin sot në Parlament se nuk merr përgjigje lidhur me kërkesat e tij për interpelancë, kërkesat e tij për ndryshime në ligj në Kuvend, apo për informacione në institucionet tona.
“Ju i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës”, tha Kapri.
“Ka një rregullore që kërkon 3 javë të bëhet, pikërisht sepse interpelanca lidhet me aktualitetin”, u shpreh Kapri.
Më pas lidhur me çështjen e Komisionit të Posaçëm ai i bëri një thirrje opozitës: “Lidhur me projektvendimin e Komisionit të Posaçëm, kam një pyetje për kolegët e opozitës se nuk e marr vesh, do bashkëpunohet apo jo me Ramën? Nuk e kuptoj si mund të ulesh me Ramën, kur ai të kërcënon, thotë kam numrat dhe nuk të pyes me ty?!
E pamundur të ulesh të negociosh me Ramën. E pamë çfarë ndodhi në 2014, pushteti lokal është në gjendjen më të rëndë të mundshme.”, shtoi Kapri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



