Euro2024

Kapiteni Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Nga Gazeta Si - Berat Gjimshiti u rikthye në Kombëtare si një kapiten i vërtetë, duke udhëhequr në një Europian që do të mbahet mend gjatë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjimshiti nuk i fshehu emocionet dhe krenarinë për këtë aventurë fantastike.

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigandë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë”, shkruan Gjimshiti, duke shtuar se për të, të jetë kapiten është krenaria më e madhe.

“Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime”, shkruan Gjimshiti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë