Kombetarja

Kapiteni Gjimshiti: Pres të njëjtën ndeshje si në Pragë, euforia është vetëm nga jashtë

Gazeta Si - Bashkë me trajnerin Silvinjo në konferencë shtypi doli mbrojtësi Berat Gjimshiti. Kapiteni kuqezi u shpreh se pret të njëjtën ndeshje si në Pragë dhe se duhet shumë kujdes ndaj një kundërshtari të rrezikshëm.

Gjimshiti foli dhe për mungesën e Ismajlit, duke thënë se lojtarët e tjerë që janë në skuadër mund të bëjnë mirë, pasi kanë eksperiencë:

“Është një moment i bukur dhe i vështirë njëkohësisht. Kombëtarja është në vend të parë, pastaj të tjerat. Euforia më shumë mund të jetë nga jashtë, ne i dimë vlerat tona dhe në çdo ndeshje japim maksimumin.
Ismajli? Një mungesë për gjithë skuadrën si Ismajli, por kemi lojtarë të tjerë me vite në Kombëtare, që kanë eksperiencë. Për mua janë të gjithë njësoj.

Çekia është skuadër shumë fizike, është e rrezikshme sidomos në goditjet standard. Ata kanë kualitet, nuk ishte e lehtë të merrnin barazimin në Pragë, ku ata kishin më shumë raste në fakt. Shpresoj që nesër të kemi ne më shumë raste.

Edhe në 2016-ën isha në ekip, por pastaj nuk shkova në Francë. Megjithatë, është një ndjesi e veçantë. Duhet të fokusohemi jho vetëm te kjo ndeshje, sepse janë edhe dy të tjerat. Atmosfera do të jetë e zjarrtë, siç ka qenë gjithmonë, do të jetë forcë shtesë për ne”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë