Kombetarja

Kapiteni Etrit Berisha: Shqipëria synon vendin e parë në Ligën e Kombeve

Pas trajnerit Edi Reja dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, shortin e Ligës së Kombeve e ka komentuar edhe kapiteni i kuqezinjve, Etrit Berisha. Shqipëria ka si kundërshtarë Islandën, Rusinë dhe Izraelin dhe për portierin e Torinos, ky short është i pranueshëmim.

“Duke ditur që jemi ngjitur në Ligën B, normalisht edhe skuadrat kundërshtare janë më të forta. Kjo dihej dhe mund të themi që jemi të kënaqur me shortin. Por, që të luhen 4 ndeshje në 12 ditë do të jetë mjaft e vështirë për secilën skuadër dhe duhet të jemi të përgatitur maksimalisht.

Kombetarja para nje ndeshjeje. Gazeta Si, 19 dhjetor 2021

Synimi ynë kryesor është të dalim të parët në grup, kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara dhe për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Me këtë format të ri të kalendarit, nëe ndeshjet që do të luhen brenda dy javëve të para të qershorit besoj se do të mësohet fati i çdo skuadre në grupin tonë eliminator. Duhet përgatitje maksimale për të përballuar me sukses këto ndeshje”, – ka thënë Berisha për faqen zyrtare të FSHF-së.

Kuqezinjtë e nisin aventurën në Ligën e Kombeve në shtëpi me Rusinë. Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për ecurinë në këtë kompeticion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë