Kombetarja

Kapiteni Berisha: Shqipëria ka kualitet, thjesht duhet përqendrim

Asnjë ndryshim sa i takon shiritit të kapitenit të Kombëtares. Atë do ta mbajë portieri Etrit Berisha, i cili sot doli në konferencë shtypi bashkë me trajnerin Edi Reja. Berisha mes të tjerash u shpreh se duhet përqendrim maksimal për ndeshjen me Andorrën.

“Kemi bërë mirë në kualifikueset e kalura. Duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mire, sidomos jashtë Shqipërisë. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nesër duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mire, nuk lejohet asnjë surprizë.

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares. Gazeta Si, 24 mars 2021

Trajneri na ka treguar se gabimet që kemi bërë në ndeshjen me Andorrën kanë ndodhur për shkak të mospërqendrimit. Kanë qenë gabime të evitueshme. Nesër luajmë ndeshjen e parë dhe duhet të kemi përqendrim maksimal, kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi. Morali do të jetë edhe më i madh, duke marrë parasysh se do të luajmë me ekipe të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe.

Shqipëria ka kualitet në ekip, por duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Do mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur. Është një ndeshje e rëndësishme për ne, kundërshtarin e njohim, sepse kemi luajtur edhe më parë.

Në ndeshjet që kemi luajtur në shtëpi, e kemi vendosur veten në vështirësi prej disa gabimesh. Me siguri që ndeshja e nesërme do të jetë diçka tjetër, duam fitoren që ta nisim me këmbë të mbarë”, – tha mes të tjerash portiere i Kombëtares dhe Spalit, Etrit Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë