Ka ndodhur

Kapet në Tiranë hajduti i portofolave dhe celularëve në stacionet e autobusëve

Gazeta Si – Një 41-vjeçar me inicialet A.P., u arrestua në Tiranë, pasi akuzohet se vidhte portofola dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.

Sipas asaj që njofton policia, 41-vjeçari kishte qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.     

Policia ka dokumentuar 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky person gjatë ditëve të fundit ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë