Gazeta Si - Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, si autor i dyshuar i 16 vjedhjeve parash në disa biznese.
Sipas policisë, E.Gj., nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga edhe më herët për drogë dhe vjedhje.
32-vjeçari është përdorues i kokainës. Ai pikaste biznese të ndryshme ku kishte arritur që të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Cases". Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.