Gazeta Si – Një 32-vjeçar me shtetësi gjermane është arrestuar në terminalin e Rinasit, pasi ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.
Policia thotë se shtetasi R.F., 31 vjeç, i cili kishte udhëtuar në drejtim të Tiranës me linjë ajrore, është shoqëruar dhe i është nënshtruar një verifikimi më të detajuar.
Por dokumenti i identifikimit që i kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare Rinas, ishte i falsifikuar.
Sipas policisë, nga verifikimi i detajuar ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin S.D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shtutgardit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”.
I riu akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i letër-njoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




