Ka ndodhur

Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, i akuzuar për kultivim kanabisi në Spanjë

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Shtetit ka arrestuar në Laç një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili akuzohet për disa vepra penale në Spanjë.

I arrestuari është Gjergj Gjoka, i njohur edhe me identitetet Gjergj Marku apo Gjergj Ruqja, lindur në Lezhë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana, ky shtetas akuzohet për: Kultivim të bimëve narkotike; Pjesëmarrje në organizatë kriminale;Vjedhje të energjisë elektrike.

Hetimet në Spanjë kanë treguar se ai ishte pjesë e një grupi kriminal të strukturuar, me role të përcaktuara qartë, që merrej me marrjen me qira të ambienteve, përshtatjen e tyre dhe montimin e pajisjeve për kultivim droge.

Në kuadër të një operacioni policor, autoritetet spanjolle zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi, një në Oropesa dhe një tjetër në Cabanes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë