Një 28-vjeçar turk, i identifikuar si Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur në Kosovë.
I riu, i cili fillimisht ishte arratisur drejt Shqipërisë, dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona, duke i marrë dy miliardë dollarë.
Ai konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar qindra mijëra njerëz.
Bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, me kombësi shqiptare, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar turkun që t’i fshihej drejtësisë.
Autoritet turke publikuan një fotografi të Özer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit.
Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Özer ka qenë në Shqipëri dhe më pas në përpjekje për të shpëtuar nga arrestimi, i është drejtuar Kosovës, ku edhe është kapur.
I riu themeloi kompaninë e tij në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blinin dhe shisnin kriptovaluta të Bitcoin.
Por pasi u mori investimet, nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.
Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim me akuzën e “mashtrimit, duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




